MENU
klinika

"Shqipëria mbrojti hebrenjtë si askush tjetër"

Mike Pompeo në Konferencën Antisemitizëm, Yuri Kim: Pres me padurim fjalimin e tij

22.10.2020 - 18:21

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar, pas lajmit se Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm.

Kim shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin.

Ajo shton se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë si asnjë shtet tjetër në Europë, duke dhënë shembull të mirë.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim.

Kujtojmë se me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!