Pas miratimit të rezolutës për antisemitizmin, me 111 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar edhe Izraeli.
Rezoluta, që u iniciua nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka gjetur mbështetjen edhe të ministrit të Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, i cili përkufizimin e IHRA e cilëson si një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit.
“Unë mirëpres iniciativën për krijimin e një forumi kundër antisemitizmit miratuar në Parlamentin e Shqipërisë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit. Bashkëpunimi dhe bashkimi i duarve midis vendeve dhe kombeve është çelësi për t’i bërë ballë këtij fenomen të keq”, shprehet ministri i Jashtëm i Izraelit.