MENU
klinika

Frymëzohuni me këto kombinime

Trendin e vjeshtë – dimër 2020 ‘rrëmbeje’ në raftin e partnerit

24.10.2020 - 09:03

Jelekët janë rikthyer në modë dhe këtë e keni vënë re të gjithë. Më elegantë se asnjëherë, këtë sezon, jelekët do të jenë MUST në gardërobë dhe për t’i siguruar, je vetëm një raft më larg.

Modelet që do të dominojnë në vjeshtë – dimër janë të të gjitha stileve dhe të të gjitha përmasave dhe ngjyrave, duke nisur që nga minimalistet e deri tek prerjet oversize, të cilat duket sikur i keni vjedhur nga rafti i partnerit.

Modeli i jelekëve vjen edhe në stile më dimërore, materiale më të trasha që propozohen për ditët e ftohta; të leshta dhe të ngrohta, të mëndafshta dhe të lehta etj.

Nëse ju pëlqen look-u ‘preppy’, atëherë mund të zgjidhni një stil të bardhë jeleku dhe të thurur. Nëse anoni drejt ngjyrave të hapura e të qeshura, ka shumë për të zgjedhur.

Disa nga zgjedhjet e preferuara të kërkuara në rrjet ju propozohen edhe më poshtë. Gardërobës i duhet patjetër një model jeleku këtë vit – mund ta zgjidhni këtu.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat