MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është transfuzioni i plazmës, që flitet edhe për trajtim të COVID-19?

24.10.2020 - 09:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Çfarë është transfuzioni i plazmës, që flitet edhe për trajtim të COVID-19?

Mjeku: Transfuzioni i plazmës është një teknikë e re që po përdoret këto vitet e fundit e madje tashmë përdoret dhe për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19, duke marrë plazmën e gjakut të personave që e kanë kaluar infeksionin.

Plazma është një nga përbërësit e gjakut. Bëhet fjalë për lëngun transparentë në të verdhë, që nuk përmban qeliza gjaku.

Ajo përfaqëson rreth 55% të vëllimit total të gjakut tonë. Pjesa tjetër përbëhet nga qeliza, rruazat e kuqe, të bardha dhe trombocitet. Fluksi përmban dhe proteina të ndryshme, si albumina, që luan një rol të rëndësishëm në organizmin tonë.

Megjithëse shumë nuk janë në dijeni për këtë, transfuzioni i plazmës trajton patologji të ndryshme si hemorragjitë apo djegiet. Më poshtë do shpjegojmë ku konsiston transfuzioni i plazmës dhe pse është e rëndësishme të dhurojmë.

ÇFARË ËSHTË PLAZMA E GJAKUT

Siç e thamë, plazma është pjesa e lëngshme e gjakut. Gjaku përbëhet nga qelizat hematike, pra qelizat e kuqe, të bardha dhe trombocitet. Kur dy pjesët ndahen, plazma shfaqet si një lëng transparent.

Përbëhet nga 90% ujë; pjesa e mbetur është një kombinim i kripërave minerale dhe proteinave, të rëndësishme që trupi të funksionojë si duhet.

Para së gjithash përmban imunoglobina, elemente të sistemit imunitar që na mbrojën nga infeksionet. Gjithashtu përmban dhe albuminë, një molekulë që ka si detyrë të transportojë substanca të caktuara drejt organeve. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme të theksohet se në plazmë janë dhe elementët koagulantë. Ato bëjnë mpiksjen e gjakut në prani të një hemorragjia në çdo pjesë të trupit.

SI BËHET NJË TRANSFUZION I PLAZMËS?

Transfuzioni i plazmës është një procedurë e lehtë. Mbi të gjitha ka nevojë për një dhurues, një person që bën një gjest në emër të altruizmit. Gjaku i dhuruesit merret duke ndjekur një procedurë që zgjat 30-45 minuta. Pasi merret gjaku, qelizat hematike ndahen nga plazma. Lëngu që përfitohet konservohet. Në rastin e dhurimit vetëm të plazmës flasim për plazmoferezë.

Kjo e fundit dallohet nga dhurimi i gjakut pasi qelizat e nxjerra do të rifuten pasi ndarjes së plazmës. Koha e rikuperimit është më e shkurtër dhe një dhurim plazme mund të bëhet çdo 15 ditë.

Gjithashtu është e rëndësishme të dimë se për të bërë një transfuzion të plazmës dhuruesi dhe marrësi duhet të kenë të njëjtin grup gjaku. Kjo pasi në plazmë gjenden proteina përgjegjëse për refuzimin në plazmë.

KUR NEVOJITET

Transfuzioni i plazmë shërben si trajtim në shumë raste, së fundmi kemi dëgjuar edhe për plazmën e atyre që kanë kaluar infeksionin COVID-19 që shërben si trajtim për pacientët e infektuar rishtas. Në Shqipëri ka nisur të përdoret ky trajtim, por në botë ende vijojnë studime për këtë.

Por në raste të tjera, transfuzioni i plazmës bëhet kur një person ka pësuar djegie apo një incident të rëndë, dhe ndihmon në rikuperimin e vëllimit të gjakut të humbur.

Përveç kësaj, për vetë faktin se në plazmë ndodhen dhe elementët e mpiksjes, kjo teknike bllokon hemorragjinë sa më shpejt. Në veçanti, e nevojshme tek personat që vuajnë nga sëmundje si hemofilia, që vjen për shkak të mungesës së një prej këtyre elementëve.

Gjithashtu transfuzioni i plazmës përdoret edhe në rastet e transplantim të mëlçisë. Për këtë po përdoret një teknike e transfuzioni jo të të gjithë plazmës por të molekulave të nevojshme, flasim për të ashtuquajturat produkte të gjakut.

Në rastin e hemofilisë, për shembull, mund të transferohet vetëm faktori i mpiksjes për të cilën ka nevojë personi.

Si përfundim, është një teknikë e thjeshtë që mund të shpëtojë jetën e shumë personave. Prandaj është e rëndësishme të kujtojmë se përmes një dhurimi të thjeshtë mund të ndihmojmë dikë në vështirësi./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.