MENU
klinika

Detajet

Leja e re e qarkullimit, dokumentacioni thjeshtohet vitin e ardhshëm

24.10.2020 - 11:47

Duke nisur nga viti 2021, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mund të pajisen me një leje të re qarkullimi, e miratuar së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës.

Kjo leje do të kushtojë më pak për qytetarët dhe nuk do të ketë një afat vlefshmërie, si ato aktualet. Pajisja me këtë leje qarkullimi do të eliminojë certifikatën e pronësisë së mjetit, pra një dokument më pak për drejtuesit e mjeteve.

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit të transportit rrugor, Blendi Gonxhja, thotë se tashmë janë tre dokumente që bashkohen në një të vetme.

“Së pari ne sot paguanim 3500 lek të reja, për tre dokumente, certifikatën e pronësisë së mjetit, lejen e qarkullimit ndërkombëtar që duhej për të na shoqëruar dhe leje e qarkullimi të mjetit. këto tashmë janë të unifikuara në këtë leje të re qarkullimi dhe do të kushtojë vetëm 2100 lek të reja”.

Por cilët janë drejtuesit e mjeteve që mund të pajisen me lejen e re të qarkullimit vitin që vjen?

“Nuk janë të detyruar qytetarët që kanë lejen aktuale që të bëjnë kalimin në lejen e re, kjo leje e re u jepet atyre që duan ose atyre që kryejnë veprime të reja, ndryshime konstruktive si ndërrim targe, humbje apo vjedhje e saj. Këta mund të marrin lejen e re dhe vazhdojnë përpara. Të tjerët nuk janë të detyruar”.

Kjo leje e re qarkullimi tashmë nuk do të ketë afat skandece, pasi në të nuk do të më vula të kolaudimit, të cilat më parë detyronin drejtuesit e mjeteve që herë pas herë të rinovonin lejen e qarkullimit.

Kategoria që përfiton më shumë nga ky ndryshim janë mjetet e transportit, të cilat kryenin kontrollin fizik më shpesh se mjetet e tjera. Sipas vlerësimeve të drejtorisë së përgjithshme të transportit rrugor, pritet që vitin e ardhshëm leja e re e qarkullimit t’u kursejë qytetarëve, rreth 1.35 milionë euro.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!