MENU
klinika

Situata nga pandemia!

COVID-19/ Presidenti italian mbledh Këshillin Suprem të Mbrojtjes

24.10.2020 - 14:59

Presidenti italian, Sergio Mattarella, do mbledhë të martën më 27 tetor 2020 Këshillin Suprem të Mbrojtjes, një organ i përhershëm me një rëndësi institucionale që diskuton probleme madhore politike, e të sigurisë e mbrojtjes kombëtare.

Në rend të ditës do të jetë analiza e kosenguencave të emergjencës shëndetësore mbi ekulibirat strategjikë e sigurisë kombëtare e me një referim të veçantë ndaj NATO-s e Bashkimit Europian.

Përditësimi mbi mungesën e stabilitetit në disa zona e analiza e situatës së terrorizmit ndërkombëtar, si dhe gatishmëria, efikasiteti e përfshirja e sistemit ushtarak në programet e investimit me objektiva afatgjatë.

Këshilli Suprem i Mbrojtes, i cili thirret në momente të cakutara historike, do të ketë në fokusin e mbledhjes së të martës, fazën e dytë të pandemisë që ka përfshirë vendin e mbi të gjitha situatën e lockdown-it lokalë që ka përfshirë rajone të caktuara italaine e që do të kërkojnë ndoshta impenjimin e ushtrisë në garantimin e sigurisë e rendit publik gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes e të çdo aktivitetit tregtar.

Do të diskutohet dhe roli i forcave ushtarake në ngritjen e reparteve spitalore apo spitaleve të përkohshme në tenda.

Në këndëvështrimin global do të analizohet situata e paqëndrueshmërisë gjeopolitike në disa zona të caktuara si  ekulibri mes Greqisë e Turqisë, fronti i nxehtë i interesave mes Rusisë e NATO-s, influenca ekonomiko-tregtare, por dhe politike e Kinës, rrjeti 5G, kriza në Libi, Bjellorusi ejt.

Pa dyshim Këshilli Suprem i Mbrojtes po mblidhet në një moment kritik për Italinë e panoramën globale dhe është isntrument dialogu e konfrontimi paraprak mes eksponentëve kryesorë politikë me detyrë mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Pjesë e Këshillit Suprem të Mbrojtjes janë Kreu i qeverisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Ekonomisë, Ministri e Financave, Ministri i Mbrojtes, e Kreu i Shtabi të Përgjithshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!