MENU
klinika

“Deti” në Hagë/ “Shqipëria s’ishte e zonja të mbronte kufijtë detarë”

Koloneli Pashaj: Zgjidhja nuk do të jetë në favor të Greqisë. Humbasim…

24.10.2020 - 17:41

Koloneli Myslim Pashaj i ftuar në News24 ka folur për dakordësinë Shqipëri-Greqi që çështja e detit të zgjidhet në drejtësinë ndërkombëtare.

Pashaj e vlerëson si një hap të mirë këtë, por nga ana tjetër thotë se për fqinjësinë e mirë çështja duhej zgjidhur vetë mes Shqipërisë e Greqisë.

Ai thekson se ende nuk është e qartë pse Shqipëria dhe Greqia nuk e zgjidhnin dot, teksa shton se gjatë negociatave të palëve ka pasur mospërputhje të mëdha.

PYETJA: Është vendosur të bien dakord që çështja e detit të shkojë në Hagë. është hap përpara, pozitive?

MYSLIM PASHAJ: Si pjesë e kryefjalës, do thoja këtë që ,do ishte mirë për fqinjësinë e mirë ta kishim zgjidhur vetë. Por ka pasur shkaqe të shumta, të forta, derisa është marrë vendimi të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare. Hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund një kompleksiteti në dy vendet, për negociatat. Sepse nuk kishte rezultat. Opinioni nuk e ka të qartë ç’ka ndodhur në negociata. Ka pasur mospërputhje të mëdhaja. Na erdhi mirë që është ndërmarrë një hap i tillë.

Doja të thoja që ne po çojmë kufijtë detarë në Hagë. Prej akteve ndërkombëtare të delimitimit, janë përcaktuar kufijtë që nga 1913, deri në protokollin e Firences. Fakti tragjik i kufijve të Shqipërisë na bën të ndjeshëm. Do të donim mos i çonim në Hagë e Hamburg këto, por t’i zgjidhnim vetë.

PYETJA: Si e komentoni që vendimin Rama e mori pa mendimin e Kuvendit, Presidentit dhe opozitës?

MYSLIM PASHAJ: Ky është një problem politik. Duhet ta them që duhet vënë në dijeni Presidenti. Duhet të vihej në dijeni Kuvendi, Komisioni i Ligjeve fillimsht.
Nëse nuk është bërë deri më tani, mund të plotësohen. Derisa dy shtetet të bëjnë një letër kompromisi që të dy shtetet të trajtojnë në atë letër problemet. çfarë probleme janë pikante, konfliktuale që të përzgjidhen dhe t’u bëhet e ditur Gjykatës Ndërkombëtare. Mund të jetë Gjykatë Drejtësie ose Gjykata e Drejta për detin. Nuk dihet kush do përzgjidhet apo kë kanë përzgjedhur.

PYETJA: Për çfarë po shkojmë në Hagë?

MYLSIM PASHAJ: Pyetje me shumë interes. Ka ndodhur një ngjarje historike, që dy vendet u munduan të bëjnë një marrëveshje për çështjen e kufijve detarë. Që në krahasim me kufijtë tokësorë nuk janë ndarë, por vetëm fraza orientuese. S’ka kufij detarë me koordinata. Ishte hap i rëndësishëm. Jemi duke vajtur për çështje të veçanta që kanë të bëjnë me një kanal, ose me kryqëzim lumenjsh që është problem i veçantë brenda. Ne kemi komplet marrëveshjen e 2009 e kemi një marrëveshje nul, që është rrëzuar nga GJK. Kështu çfarë do marrim. Ky është një problem që do e shohim.

Pashaj shprehet se pikënisjet dhe pikëbitisjet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë prova më e mirë që vendimi i Hagës nuk do të favorizojë Greqinë. Ai tha po ashtu se në ndarjen e detit, Shqipëria humb vetëm nëse nuk përfshihet edhe Gjiri i Sarandës.

Myslim Pashaj: Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum. Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.

Po sikur zgjidhja të jetë në favor të Greqisë?
Myslim Pashaj: Kjo edhe mund të ndodhë…por nuk do ndodhë

Ku e gjeni sigurinë?
Myslim Pashaj: Për oponencën që është bërë, për një material shumë të zgjedhur dhe argumentuar të Gjykatës Kushtetuese bëri këtë trajtim për një çështje madhore, materiali i Gjykatës Kushtetuese është brilant, është shumë i mirë, pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të përqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.

A kemi ne ekspertë në këtë fushë?
Myslim Pashaj: Jam i dëshpëruar sot se asnjë institucion shqiptar që paguhen me taksat e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë në këto studime madhore. Ne kemi specialistë, por përvoja dhe ajo çfarë kam ndjekur unë me grupin e marrëveshjes së parë, që tani është nul, mendoj se ata ishin njerëz të mirë, të ndershëm dhe atdhetarë, por nga ajo dëshira për transparencë që kemi ne dhe ato sekrete që nxori minsitri Bushati, del që grupi negociator nuk ka qënë në gjendje të mbrojë të tëra parimet në punën që kanë bërë nga 2017 në 2019.

Sa mund të zgjasim procedurat e gjykimit në Hagë?
Myslim Pashaj: Nga përvojat që kam parë në literaturë do të duhen 2 apo 3 vite deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhje. Unë kam frikë se mos gjykata e Hagës do harrojë Gjirin e Sarandës, pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!