Brukseli vendos masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit në vend. Kryeqyteti belg do të vendoset në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 06:00.
Masa më të rrepta do të zbatohen nga e hëna 26 tetor në Bruksel, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
19 kryetarët e bashkive të kryeqytetit belg u takuan sot dhe vendosën ndalimin e qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Ndër të tjera është vendosur:
– Mbyllja e qendrave kulturore, të tilla si teatrot dhe kinematë
– të ftuarit në dasma nuk duhet të kalojnë 10
– përdorimi i detyrueshëm i një maske kudo
– anulimi i ngjarjeve sportive joprofesionale
– ndalimi i mbledhjes së më shumë se katër personave në vende publike
– anulimi i eventeve të Halloween-it
– anulimi i udhëtimeve shkollore
– mbyllja e dyqaneve në orën 20.00.
Të Premten, ekspertët dhanë alarmin, duke theksuar se javën e ardhshme rastet ka shumë të ngjarë të kalojnë 20,000 në ditë.
“Të dhënat tregojnë dyfishim çdo nëntë ditë”, tha Steven Van Goth, një virolog dhe zëdhënës i Covid-19. Në veçanti, ai vuri në dukje se “të hënën, Belgjika regjistroi pothuajse 13,000 raste në një ditë dhe këtë javë, ne ndoshta do të vazhdojmë me 20,000 raste në ditë”.