MENU
klinika

Rikthehen masat...

Polonia zonë e kuqe, Sllovakia shtetrrethim, ç’po ndodh në Evropën Lindore?

25.10.2020 - 08:00

Disa vende të Europës Lindore vendosën dje kufizime të tjera në vazhdën e pjesës tjetër të kontinentit, ku epidemia e COVID-19 tani ka shkaktuar tashmë vdekjen e 10 000 personave në Gjermani dhe ka prekur më shumë se një milionë në Francë.

OBSH-ja ka ngritur alarmin. “Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi dje kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai  dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, theksoi ai në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.

Në gjithë kontinentin europian, numri i infektimeve ka kalaur 8,2 milionë dhe më shumë se 258 000 kanë humbur jetën nga COVID-19.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 1 139 406 të vdekur në botë që prej fundit të dhjetorit, sipas të dhënave zyrtare. Dhe një rekord kontaminimesh të reja, rreth 80 000 në 24 orë, u regjistrua në SHBA.

Situata po përkeqësohet në Europën Lindore. E gjithë Polonia kaloi dje në zonë të kuqe, një masë që nuk përfshinte deri tani qytetet e mëdha dhe rajonet përreth.

Restorantet dhe shkollat fillore do të mbyllen pjesërisht dhe gjimnazet dhe studentët do të praktikojnë mësimin në distancë. Ceremonitë martesore do të jenë të ndaluara dhe numri i personave do të kufizohet ndjeshëm në tregje, transport dhe kisha.

Në Sllovakinë fqinje, një shterrethim hyri dje në fuqi deri më 1 nëntor.

Dhe në Republikën Çeke, vend tjetër fqinj ku përqindja e kontaminimeve dhe vdekjeve është më e madhja në Europë në dy javët e fundit, një kufizim i pjesshëm u vendos deri më 3 nëntor.

Dy qytetet kryesore të Greqisë, Athina dhe Selaniku do të vendosen në shtetrrethim dhe duke nisur nga dje maska do të jetë e detyrueshme si jashtë ashtu dhe brenda.//ATSH

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!