Familja e Amy Winehouse firmosi një akord me “Monumental Pictures” për të realizuar një film biografik mbi këngëtaren britanike, e cila u nda nga jeta në vitin 2011.
Alison Owen e Debra Hayward të “Momumental Pictures” do të prodhojnë filmin, ndërsa Kinky Bootse e Geoff Deane do të merren me skenarin. Filmi pritet të dalë në vitin 2019.
Pjesë nga fitimet e filmit do të shkojnë për “Amy Winehouse Foundation”, organizatë që angazhohet për të minimizuar efektet nga përdorimi i alkoolit dhe drogës.
“Ndihemi gati për të celebruar talentin e jashtëzakonshëm të Amy-t. Falë fondacionit kuptuam se historia e vërtetë e sëmundjes së saj mund të ndihmojë shumë njerëz që mund të jenë në të njëjtën situatë. Me Alison e Debra gjetëm disa produktorë fantastikë anglezë që e kuptojnë se sa e rëndësishme ishte Amy për njerëzit”, – deklaroi i ati i këngëtares së ndjerë, Mitch Winehouse.
Në vitin 2015 jeta e këngëtares britanike ishte pjesë e dokumentarit “Amy”, shpërndarë nga “A24”, duke fituar dhe çmim “Oscar”, në kategorinë “Dokumentari më i mirë”.