“Mbret” i shahut shqiptar kurorezohet IM Franc Ashiku.Rozana Gjergji kampione e Shqiperise per Femra.
Ne datat 17-23 Tetor 2020 u zhvillua nga Federata Shqiptare e Shahut kampionati kombetar i Shahut ne Formatin Open dhe Femra. 8 shahistet e kualifikuar per kete faze finale Open dhe 4 shahiste per seksionin Femra konkurruan midis tyre per te zgjedhur per 1 kampionet respektive.
Ne fund te gares shpallet kampion i Shqiperise Mjeshter Nderkombtar dhe njekohesisht pjestar i ekipit Olimpik te Shqiperise IM Franc Ashiku Elo 2419. Franci shfaqi 1 performance solide duke e mbyllur garen me 5.5 pike ne 7 ndeshje. I ndjekur nga IM Dritan Mehmeti Elo 2378 me 5 pike dhe IM Llambi Pasku Elo 2412 (per tabelen e klasifikimit perfundimtar klikoni ne :https://chess-results.com/tnr538161.aspx?lan=8&art=4&turdet=YES
Shahisti Shkodran Ashiku qe udhehoqi Shqiperine ne Olimpiaden e fundit online humbi vetem ndaj ish kampionit IM Dritan Mehmeti ne 1 loje shume te forte me shanse nga te dy palet. (per lojen klikoni ketu: https://lichess1.org/game/export/gif/RF0OlnG4.gif )
Franci shfaqi pergatitje te larte teorike gje qe e cila i mundesoi ne disa raste avantazh ne hapje ndaj kundershtarit avantazh te cilin Franci e ruan deri ne fund te lojes. Nje rast i tille eshte loja me kampionen e rinjve te Shqiperise Klean Shuqja. https://chess-results.com/partieSuche.aspx?lan=8&art=4&tnr=538161&rd=6
Ne seksionin Femra Kampione Kombetare Shpallet Rozana Gjergji Elo 1942 me 5.5 / 6 pike.https://chess-results.com/tnr538159.aspx?lan=8&art=4&turdet=YES
Nga lojrat me te bukura te Rozanes do te veconim fitoren me ish kampionen e Shqiperise Eglantina Shabanaj Elo https://chess-results.com/partieSuche.aspx?lan=8&art=4&tnr=538159&rd=1
Gjergji shfaqi performance te mire duke zhvilluar gjithmone lojra sulmuese qe i pershtaten stilit te saj.Urojme Kampionet suksese ne perfaqesimin e Shqiperise ne garat nderkombtare
Me poshte po japim disa nga momentet kritike te disa ndeshjeve te zhvilluara ne kampionat
Mehmeti me te zezat luan …Txb7! duke shfrytezuar poziten e ushtarit h3 qe eshte kercenim serioz per tu graduar.
Ashiku luan a4! Levizje e forte pozicionale
Pasku luan …h4!! Levizje shume e forte pozicionale duke shfrytezuar “filin e keq” te kundershtarit
Mehmeti luan … Kxg2!! duke sulmuar dhe hapur mbrotjen e mbretit te bardhe.Te bardhit i duhet tani te llogarise disa variante ne menyre qe te gjeje levizjet e sakta per te “mbrojtur” pozicionin e mbretit
Rozana Gjergji luan b4!! duke nderprere lidhjen e ushtarit te avancuar c3.Ky ushtar me vone sulmohet dhe merret nga gjergji duke detyruar Shabanajn te kerkoje zgjidhje taktike te pozicionit te disfavorshem.