MENU
klinika

"150 shtretër në këtë strukturë"

Rama dhe Manastirliu në spitalin COVID3: Do të hapet këtë javë

26.10.2020 - 13:11

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë ditën e sotme kanë vizituar ambietet e spitalit të COVID3.

Manastirliu është shprehru se në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 janë akoma edhe 40 shtretetë të lirë, por për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve do të hapet edhe Covid-3, brenda javës.

Ajo theksoi se mjekët dhe infermierët që do të jenë në këtë spital janë të trajnuar pre muajsh

Rama dhe Manastirliu në spitalin COVID3: Do të hapet këtë javë, 150 shtretër në këtë strukturë, infermierët të trajnuar prej kohësh

“Tek COVID1 dhe COVID2 janë rreth 40 shtretër. Këtë javë do bëhet funksionale kjo strukturë. Janë përgatitur mjekët dhe infermierët për të trajtuar pacientët sipas një protokollit të përcaktuar. Janë 150 shtretër në këtë strukturë. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Mjekët dhe infermierët janë të trajnuar prej kohës”, tha Manastirliu.