MENU
klinika

"E drejta e zgjerimit 12 milje, s’vihet në diskutim"

‘Deti’/ Kryeministri grek replikon me ish-kryeministrin Tsipras

26.10.2020 - 15:31

Kryeministri grek, Kirikakos Mitsotakis, ka replikuar me ish-kryeministrin Aleksis Tsipras, i cili kishte kërkuar mocion me debat për çështjet e diplomacisë greke. Nga salla e parlamentit Mitsotakis pohoi se e drejta e zgjerimit 12 milje është e njëanshme dhe e panegociueshme, ndërsa shtoi se kjo nuk vihet në diskutim.

“Nuk e arritët marrëveshjen e EEZ me Italinë dhe Egjiptin dhe duhet të vinte qeveria jonë t’i bënte. Dëgjova shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Të sqaroj edhe njëherë diçka. E drejta e zgjerimit 12 milje është e drejtë njëanshme e panegociueshme e vendit dhe nuk vihet në diskutim. Qeveria jonë e ushtroi e para, duke filluar nga deti Jon. Gjithashtu, dihet përse asnjë qeveri nuk i zgjeroi ujërat territoriale në Egje, edhe pse vendi e gëzon të drejtën. Detyrim i vendit është të mbrojë sovranitetin etnik 6 milje në det dhe 10 në ajër. Greqia mbron sovranitetin e saj”, ka theksuar Mitsotakis në debatin parlamentar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Data që propozuan për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Mbyllet takimi mes Bajram Begajt dhe krerëve të partive të vogla!

Konsultimet për datën e zgjedhjeve

Krerët e partive të vogla shkojnë në Presidencë

Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje!

“Kombinimi i shtetërorit me atë privat“

Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen

Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!