Gjysmëhëna e Kuqe siriane njofton nisjen e operacionit për riatdhesimin e familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hawl.
Sipas organizatës humanitare, operacioni ka nisur dhe po vijon me sukses.
“Sot, ne jemi kaq të lumtur që kemi arritur të evakuojmë dhe të kthejmë katër fëmijë shqiptarë dhe një grua me aftësi të kufizuara pranë familjes së tyre në atdheun e tyre, Shqipëri.
Doja të të përfitoja nga ky rast për të shprehur falënderimet e mia për qeverinë siriane, të cilët ofruan të gjitha lehtësitë e nevojshme për suksesin e kësaj pune të mrekullueshme. Gjithashtu ne kemi qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me Z. Francesco Rocca, Presidenti i IFRC dhe Sekretari i Përgjithshëm i cili ka ndjekur procesin e evakuimit minutë pas minute. Vullnetarët tanë janë marrë me transportimin nga Qamishli në Damask, ku delegacioni shqiptar i kryesuar nga Z.Mark po priste për ti marrë ata.
Marc I. Ghorayeb: Si fillim do doja ti thoja faleminderit të gjithë trupës siriane. Në fakt kjo nuk është hera e parë që ju bashkëpunoni me Khaled Hboubati. Ne kemi bashkëpunuar dhe më parë në evakuimin e djaloshit Alvin Berisha.
Edhe natën vonë, ndërkohë që ne po flinim, ai na zgjonte shpesh dhe na pyeste për detaje për veten, që të ishte i sigurtë dhe të pranonte çdo mbështetje nga personat që transportonin me furgona nga kampi në aeroport. Të evakuuarit janë kontrolluar nga ana mjekësore dhe i kanë marrë mjekim. Atyre gjithashtu edhe i janë ndryshuar rrobat teksa përgatiteshin për udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë.
Momentalisht nuk kam fjalë për t’iu shprehur se sa falenderues ndihem ndaj të gjithëve. Jemi mësuar t’ju shikojmë punët tuaja humanitare. Në fund dua të falenderoj këtë vend të dashur, këta njerëz që kanë vuajtur shumë dhe kanë kaluar kohët më të vështira. Po shikojmë dhe ndjejmë për ta! Fale Zotit kanë këmbëngulur dhe askush nuk mund t’I ndryshojë ata. Ky vend është i pastër dhe gjithmonë do të jetë i tillë.
Edhe ne iu falenderojmë të gjithëve që kontribuat në këtë mision të suksesshëm, pjesërisht shtetin sirian që lejoi disa thjeshtësime, dhë të gjitha palët e interesuara, që mundësuan suport të brendshëm dhe të jashtëm për të evakuuar këto fëmijë të pafajshëm. Në shpresojmë që të gjitha punët humanitare të ecin gjithmonë përpara. Konfirmoj që ne gjithmonë do të jemi të gatshëm që të përmbushim çfarëdo pune humanitare“, thuhet në njoftimin e Gjysmëhënës së kuqe.