MENU
klinika

Kodi Zgjedhor/ Dokumenti

Mazhoranca dërgon me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta

26.10.2020 - 19:09

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të rishqyrtuar Kodin Zgjedhor dhe për ta miratuar atë me konsensus, Partia Socialiste duket e vendosur për të lënë në fuqi kodin aktual i miratuar në fillim të tetorit.

Në agjendën e punimeve të Komisionit të Ligjeve gjatë ditës së nesërme, parashikohet edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta. Kreu i Shtetit përveç kthimit të Kodit në Parlament ka dërguar në Komisionin e Venecias nenin e ligjit që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Për këtë arsye, drejtues të një sërë institucionesh në BE i kërkuan gjatë ditës së sotme mazhorancës që të merrte parasysh opinionin që do të jepte Komisioni i Venecias. Ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dekreti i Presidentit do të rrëzohet, duke bërë që Kodi të hyjë në fuqi pa rrëzimit në Parlament.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!