Humbja në El Clasico ka tronditur jo pak pozitat e drejtuesve më të lartë të Barcelonës, mes të cilëve edhe atë të presidentit, Josep Maria Bartomeu.
Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e numrit 1 të klubit katalanas, madje duke i sugjeruar që veprimi të bëhet brenda ditës së sotme, duke konfirmuar momentin “JO” që po kalon skuadra e Barcelonës.
Por pavarësisht kësaj, duket se Bartomeu dhe drejtueist më të lartë të Barcelonës kanë kërkuara nga presidenti në detyrë i qeverisë katalanase, Pere Aragones që të pezullojë votimin e mos-besimit kundër tyre, me pretendimin se pozita e tyre do të ndryshojë dhe e ardhmja e Barcelonës është në duar të sigurta.
Në letër thuhej që qeveria katalanase të mos lejojë referendumin e programuar për tu mbajtur më 1 dhe 2 nëntor. Barcelona pretendoi se procesi ishte shumë kompleks dhe i duhet kohë për të vendosur sërish në shinat e duhura klubin.
Konflikti mes tifozëve dhe presidentit Bartomeu ka kohë që ka nisur, por ai u përshkallëzua gjatë merkatos së kësaj vere, pas presioneve të vazhdueshme të Lionel Messit për tu larguar nga “Camp Nou”.
Argjentinasi ka pasur përplasje të vazhdueshme me drejtuesit, sidomos me Bartomeu, të cilin e akuzon si personin kryesor të dështimeve të Barcelonës në vitet e fundit. ‘Lufta’ sapo ka nisur tani, topi kalon në fushën e qeverisë katalanase.