MENU
klinika

I kthen përgjigje Ramës: Do ishte e matur ta prisnit para rivotimit në Kuvend

Kodi Zgjedhor/ Varhelyi: I kënaqur që e mirëpret opinionin e ‘Venecias’

27.10.2020 - 11:52

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përgjigjur Ramës duke shprehur kënaqësinë që ai e mirëpret një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Varhelyi i rikujton Ramës se do të ishte e matur të pritjes opinioni nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor me një dekret prej 81 faqesh të arsyetuar. Po ashtu ai kishte kërkuar dhe opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi më 5 tetor.

Oliver Varhelyi së bashku me aktorë të tjerë të BE njëzëri i bënë thirrje qeverisë, Kuvendit dhe Ramës që të presin Komisionin e Vencias, por kryeministri i Shqipërisë këmbëngul duke theksuar se ato do të kalojnë pa vonesë në votim. Varhelyi tashmë për të dytën herë i bën thirrje Ramës të presë opinionin nga ‘Venecia’ dhe mos kalojë për votim në Kuvend dekretin e Metës.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI
# Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet raporti i KE për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerim del me mesazhin e rëndësishëm

"Do të prekin detyrimisht sërish Kodin Zgjedhor"

Eksperti ndërkombëtar: Listat e Hapura kërkojnë ndryshime kushtetuese

Reforma Zgjedhore/ ‘Tre netë ngujimi në ambasadën amerikane’

DW: Konsensusi i partive politike, çfarë u sakrifikua për të arritur marrëveshjen?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!