MENU
klinika

"Nuk ka alibi"

Basha: Gjendja po shkon drejt kolapsit. Rama, armik i popullit

27.10.2020 - 13:11

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se gjendja në vendin tonë për shkon drejt kolapsit për shkak të situatës me koronavirusin. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si armik të popullit.

“Shqipëria rrezikon shumë. Shumë më shumë se ajo që thatë ju. Rrezikon një kolaps të paprecedentë si ajo e pandemisë. 6 muaj të shqiptarëve u hodhën kot. Ekonomia jonë është 2-fish më e thellë për shqiptarët. Paratë e shqiptarëve nuk shkuan tek qytetarët, apo tek spitalet. S’ka alibi, nëse gjendja po shkon drejt kolapsit, është se kryeministri po sillet si armik i popullit shqiptar.”, tha lideri demokrat.

Mes të tjerash demokrati tha se është shpërdorim i pastër me pushtetin që t’i lësh qytetarët të braktisur.

“Është shpërdorim i pastër me pushtetin që t’i lësh qytetarët. Disa pavione në spitalin e Matit janë mbyllur, dhe situata pritet që të degradohet në disa të tjerë. Nuk ka leke për pensionistët, për t’u dhënë nga 20 mijë në muaj. Çojini një sinjal se ekzistoni në këtë vend (SPAK). gjatë ditëve të fundit, ka pasur mbyllje të bizneseve. Ne jemi vetëm në fillimin e asaj që duket valë e dytë goditëse për ekonominë, jo vetëm për pandeminë. Ia dalim që të paguajmë ccdo pensionisti një ccek prej 20 mijë lekë të vjetra në muaj për shpenzime shtesë, apo 160 për punonjësit. Ia dalim që të mbështesim shëndetësinë në 4 komponentë. Kjo armiqësi e hapur me shqiptarët duhet të marrë fund. Koha për t’i dhënë fund kësaj në 25 prill, po afron. Kjo deri atje është e pamëshirë. Duhet të vihen para përgjegjësisë dhe hekurave këdo që vjedh paratë e shqiptarëve në këto ditë të vështira. Nëna e baballarë vdesin trotuareve, ndërkohë që të tjerë çojnë paratë e vjedhura në parajsa fiskale.”, tha kryeopozitari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!