Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar thirrjes së komisionerit për zgjerimin në BE, Olvier Varhelyi se Komisioni i Venecias duhet respektuar.
Varhelyi tha për herë të dytë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet të pritet nga Kuvendi dhe më pas ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rivotohet.
Sipas Gahler, institucionet e rangut të Komisionit të Veneciar duhet të respektohet nga palët e interesuara dhe të përfshira.
Ndërkohë Rama përveç reagimit të djeshëm nuk ka folur më për këtë temë ç’ka nënkupton se dekreti për kthim i Metës kalon të enjtën në Kuvend për votim.
STATUSI NGA MICHAEL GAHLER
Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara.