MENU
klinika

Rindërtimi, si po procedohen 1.15 miliardët?

Rindërtimi, sa euro janë konkretizuar dhe sa priten?

27.10.2020 - 13:45

Vetëm një pjesë e fondit prej 1.15 miliardë eurosh të siguruara nga konferenca e donatorëv për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit është konkretizuar përgjatë këtij viti. Në relacionin që shoqëron projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, Ministria e Financave sqaron se Në total në Konferencë u angazhuan për Shqipërinë 1.15 milionë euro në favor të Rindërtimit, nga të cilat 295 milionë euro grante, 853 milionë euro kredi të butë dhe 3.4 milionë euro kontribute në natyrë.

Ndërkaq, janë negociuar përgjatë muajve në vijim të Konferencës së Donatorëve nga Ministri i Shtetit për Rindërtim 20 marrëveshje granti, për financimin e projekteve konkrete në sektorin e edukimit, strehimit, infrastrukturës publike apo granteve të Rikonstruksionit.

Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian etj.

Përfshirë edhe angazhimet e Organizatave jofitimprurëse shqiptare, në total vlera e granteve të angazhuara dhe konkretizuara me marrëveshje arrin në mbi 270 milionë euro. Një sërë marrëveshjesh të tjera granti janë në fazën e hartimit.

Në të njëjtën kohë, janë aktualisht në fazë negocimi marrëveshjet e huasë me tre partnerë bilateralë e financiarë, në vlerën 250 milionë euro.

Në 6 Dhjetor 2019 qeveria shqiptare iu drejtua për mbështetje Bankës Botërore, Komisionit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të bërë një vlerësim të dëmit financiar dhe nevojave për financim në kuadër të rimëkëmbjes pas tërmetit. Në muajin shkurt raporti u prezantua në Konferencën e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel, më 17 shkurt 2020.

Në Konferencë, morën pjesë 50 vende partnere, përfshirë donatorët bilateralë, multilateralë dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin

“B+” për ekonominë shqiptare

Ahmetaj: Ja çfarë synon plani A i Ramë!

“Vetëm këtë muaj do humbasim 70 mln USD”