MENU
klinika

Procedura që do të ndiqet

Vllaznia në ankand, nis nga 507 mln lekë

27.10.2020 - 14:57

Bashkia shkodërë ka vendosur që së shpejti të nxjerrë për shitje klubin e Vllaznisë, duke e bërë atë 100% privat. Kryetarja Voltana Ademi konfirmoi se së shpejti do të hapet një ankand ku do të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit për blerjen e një prej klubeve ikonë të futbollit shqiptar.

“Institucionet publike qendrore dhe vendore, që kanë në zotërim aksione të shoqërive tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerrin ato në shitje në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi”, – parashikon ligji i ri i miratuar në parlament në lidhje me klubet në pronësi të bashkive.

Pas kësaj, Bashkia e Shkodrës shpalli ankandin për shitjen e 100% të aksioneve të Vllaznisë, duke nisur nga çmimi prej afro 508 milionë lekësh të vjetra. Aktualisht te Vllaznia po investon Alban Xhaferi, biznesmen i njohur shkodran, që ka në pronësi edhe klubin e basketbollit dhe mbetet për t’u parë nëse do ndërhyjë për të blerë klubin e Vllaznisë.

Bashkia Shkodër ka propozuar

1.Dhënien e pëlqimit për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Shkodër zotëron si aksionere e vetme në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”.

2.Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) Lekë.

3.Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Shkodër në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”, të bëhet nëpërmjet proçedurës konkurruese: Procedurë e Hapur Standard e Ankandit, sipas dokumenteve standarde tip të ankandit, bashkëngjitur këtij vendimi.

4.Proçedura e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Shkodër, të nisë me vlerën 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë.

Arsyet kryesore për këtë investim:

a)Interesi për pjesëmarrje të investimeve private në futboll është rritur në vitet e fundit me rritjen e të ardhuarve nga të drejtat televizive, reklamat, tifozëria, mediet, trofetë, sponsorizimet.

b)Eksperiencat dominuese tregojnë se investimet në klubet e futbollit, përveç synimit për rritjen e fitimeve dhe kapitaleve të aksionarëve, motivohen edhe qëllimin e përfshirjes sociale dhe kontributeve për komunitetin ku ushtrohet biznesi apo ka interesa të caktuara.

c)Ky investim në sportin e Futbollit është një rast unik në Shqipëri, sepse KF Vllaznia sh.a. i përket një qyteti që njihet si themelues të futbollit në Shqipëri dhe ka një histori suksesi rreth 100 vjeçare,

d)Tregu privat i futbollit është i ri dhe dinamik, ku klubet private po shënojnë rritje në cilësinë dhe treguesit financiarë të futbollit;

e)Federata Shqiptare e Futbollit ka përmirësuar dukshëm standardet dhe rregullat për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e sportit të futbollit.

f)Janë disa subjekte vendase dhe të huaja që kanë shprehur interesin për pjesëmarrje në investim, në rast të realizimit të procedurave të privatizimit të shoqërisë aksionare, duke u bërë indicie për fillimin e procedurës së shitjes.

g)Propozimi për realizimin e shitjes së shoqërisë tregtare Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka në referencë edhe ndryshimet e fundit ligjore, në ligjin Nr. 105/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”. Në nenin 8 të këtij ligji janë miratuar ndryshimet në Nenin 22, “Kapitali shtetëror”, ku përcaktohet:

– 1. “Institucionet publike qendrore dhe vendore, që kanë në zotërim aksione të shoqërive tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerrin ato në shitje në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Do jetë ankand i hapur, marrin pjesë të gjithë edhe ata që kanë investuar më parë në këtë klubi, cmimi dysheme 60 mln lekë të reja.