Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Në 24 orët e fuindit janë kryer 1278 testime, nga të cilat 284 kanë rezultuar pozitivë.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë ndërruar jetë 7 persona, duke shënuar kështu numrin më të lartë të viktimave në 24, që nga fillimi i pandemisë. Kështu numri i jetëve të humbura ka shkuar në 487.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487