Refuzimi i masave anti-covid, mes të cilëve edhe refuzimi i mbajtjes së maskës, mund të jetë i lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit.
Siç shkuan “The Independent” , mbi bazën e përgjigjeve të një pyetësori janë identifikuar dy profile: një antisocial, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti covid, dhe një empatik, që lidhet në fakt me ata që kufizimet i respektojnë. Profili antisocial është i lidhur me më shumë pikë në pyetjet që lidheshin me pandjeshmërinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë, manipulimin dhe ndërmarrjen e rreziqeve.
Sipas studimit, bëhet fjalë për çrregullime tipike antisociale të personalitetit. Ekipi që ka kryer studimin, shpreson që rezultatet mund të ndihmojnë në bindjen e autoriteteve kompetente që të bëjnë më shumë për të edukuar personat mbi mënyrat se si duhet të sillen. Përmes identifikimit të personave që manifestojnë elementë të çrregullimit antisocial është e mundur të kryhen ndërhyrje të shënjestruara dhe të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e masave dhe respektimin e tyre.