Sekretari i Shtetit për SHBA-në Mike Pompeo ka folur në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës për Përkufizimin e Antisemitizmit nga Parlamenti Shqiptar.
Pompeo e vuri theksin tek lufta ndaj anti-semitizmit dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e Shqipërisë në ndihmë të hebrenjve.
“Pas luftës së dytë dhe holokaustit Shqipëria ishte vendi i dytë që ndihmoi dhe për hebrenjtë për t’i shpëtuar nazizmit dhe ju ofruat strehë. Atyre iu dha edhe dokumente false që të mbijetonin. Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj që jetonin në Shqipëri se përpara luftës. Është nder për Shqipërinë dhe për tolerancën e saj, ashtu si ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti semitizmin.
Nuk jam këtu për të kujtuar historinë, por për të ngritur zërin kundër anti semitizmit, pasi kemi përgjegjësinë për të ngritur zërin.
Së pari duhet ta gjejmë këtë kërcënim dhe më pas ta luftojmë. Është e rëndësishme që të përkufizohet, pra të bëhet përkufizimi i anti semitizmit, që të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet.
Kemi parë një përhapje të antisemitizmin dhe kjo është shqetësuese. Në vendet me shumicë myslimane duhet të flasim për që ata të flasin në emër të tolerancës dhe në emër të Abrahamit. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi që të gjithë të luftojmë krah për krah. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Pomeo.
Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sasoli gjatë fjalës së tij në Forumin e Antisemitizmit, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë në histori, si një prej vendeve që i strehoi e ruajti hebrenjtë, ndërsa shtoi se pikërisht shembulli që dha Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet ndjekur edhe nga vende të tjera të Botës.
Ai tha se ka ardhur koha që Europa të ngrejë një front të përbashkët kundër këtyre fenomeneve që të mos ndodhin më.
“Ky është një aktivitet për të cilin kemi nevojë në këto kohë të vështirsa, lufta kundër antisemitizmit është më e rëndësishme se kurrë. Uroj të mos kemi kurrë më persekutime të minorancave, të mos ketë më nazizëm, urrejtje dhe luftëra. Në Europë duhet të ketë një jetë pa shqetësime, t’i jepen fund incidenteve diskriminuese ndaj hebrenjve, të lëmë pas krahëve historinë e 75 viteve më parë. Të reagojmë sa herë antisemitizmi dhe racizmi ngrenë kokën duhet ti shohim siç janë: sulm ndaj të drejtave të njeriut”,- tha ai.
“Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, kjo është pjesa e historisë tuaj krenare që i mbrojtët hebrenjtë dhe duke i fshehur ata. I gjithë ky është shembull i qartë i humanitetit tuaj. Shembulli i Shqipërisë duhet ndjekur nga kombe të tjera. Antisemitizimit duhet t’i krijojnë një front të bashkuar. Të bashkojmë forcat tona, kjo është prova e disatë që kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme për të jetuar sëbashku”.
Senatorja e Navadës, Jacky Rosen, deklaroi se esktremizmi është rritur në mënyrë të frikshme gjatë kohëve të fundit.
Rosen theksoi se antisemitizmi duhet të luftohet me mjetet e duhura kudo në botë.
“Ndihem krenare që jam pjesë e këtij forumi të rëndësishëm ballkanik, forumi i luftës kundër antisemitizmit. Jam e vendosur të luftë antisemitizmin kudo në botë.
Antisemitizmi po rritet në mënyrë alarmante. Përshëndes qeverinë shqiptare që vendosi përcaktimin e IRA-s në luftën kundër antisemitizmit. Faleminderit shumë dhe të bëjmë bashkë në luftën kundër antisemitizmit”, tha Rosen.
Ministrja e Diasporës e Izraelit, Omer Yankelevich, i bëri thirrje të gjithë komunitetit global që të ndjekë shembullin e Shqipërisë në mbrojtje të hebrenjve.
Duke folur në Forumin e Antisemitizimit, ministrja Yankelevich tha se vitet e fundit ka pasur rritje të sulmeve ndaj të drejtave të njeriut dhe për ta luftuar këtë duhet të bashkohen të gjitha shtetet.
“Lufta kundër antisemitizmit është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ministria e Diasporës për Izraelin ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për këtë. Më 2019 kemi parë rritje të antisemitizmit. Britania e Madhe ka raportuar incidente, por edhe vendet e tjera. Kam folur me komunitetet, ka pasur sulm ndaj të drejtave të njeriut. Antisemitizmi po vjen nga të gjitha drejtimet. Nga ata që mohojnë ekzistencën e hebrenjve, të drejtat e tyre, duke krijuar këto ideologji. Kjo urrejtje nuk ka vend në shoqërinë e sotme. Si hap i parë, komuniteti global duhet të ketë prioritetet dhe të vendosë standardet për ta luftuar antisemitizmin. Dua të përgëzoj qeverinë dhe parlamentin shqiptar për këtë hap të rëndësishëm.
Iu bëj thirrje të gjithë krerëve të parlamenteve që të jenë të gatshëm ta luftojnë këtë urrejtje dhe të luftojmë të gjithë së bashku për këtë. Zgjidhja duhet të jetë për të gjithë ne. Ministria jonë është këtu si partnere dhe kemi qëllim të punojmë me të gjithë ju që ta mundim këtë kërcënim botëror. Ky nuk është vetëm një problem për hebrenjtë, por është një problem global. Duhet ta adresojmë këtë çështje në mënyrë alarmante, të ngrihemi të gjithë kundër antisemitizmit dhe kundër çdo forme tjetër urrejtjeje. Shqipëria ka treguar se është vërtet mike e hebrenjve për mënyrën si i ka trajtuar dhe sigurinë që iu ka dhënë. Të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë në kuadër të hebrenjve. Për këtë iu bëj thirrje të gjithë autoriteteve në vende të ndryshme. Shqipëria i ka mbrojtur shumë vite më parë hebrenjtë dhe janë vërtet për t’u admiruar dhe është një vend nga ku duhet të marrin inspirim edhe vendet e tjera”, deklaroi ministrja izraelite.