Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë në kohën e qeverisë Berisha, Jozefina Topalli, është rikthyer pas 7 vitesh mungesë në politikë dhe ka prezantuar sot projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën Topalli do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Duke iu bashkuar këtij grupimi të ri, Topalli tha se ajo ka vendosur të reagojë, duke mos qendruar anash dhe e heshtur.
Topalli tha se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kthyer në monopol pasi mendojnë se është pronë e tyre.
“Jam e inspiruar nga shpresa e të rinjve. Nga kauza dhe nga mbështetja, sot këtu, brenda dhe jashtë sallës. Shumë pedagogë, mjekë, nëpunës, qyetarë dhe sipërmarrës janë këtu. Dua të falenderoj dhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E qartë që kemi përpara një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është ekonomike, sociale, morale, shëndetësore etj. E trishtueshme është kur sheh si vendi po boshatiset. E vendosur jam të mos qendoj anësh dhe të mos hesht. Nuk kam frikë, dhe jam sot me këta të rinj për t’i mbështetutr për këtë projekt të ri. Ekonomia jonë është tkurrur, dhe për shkak të dështimit tonë si kolektiv për të përgatitur vendin për të ardhemn. Vendet e punës po shkatërrohen, bizneset po mbyllet. Shumë shkolla po mbyllen se rrethet nuk kanë fëmijë. Studentët kanë kufizime të pamerituara. Vazhdojmë të jemi një vend ku ka tensione. Nuk rriten rrogat por rriten çmimet. Jemi në një vend që po zbraset. Këto janë disa nga indikatorët. Mungessa e besimit mbizotëron në të gjithë vendin. Sfidat që po përballemi janë reale. Nuk ka as qeveri, as opozitë, as Gjykatë të Lartë. Nuk kemi kohë me prit, jemi 6 muaj nga zgjedhja. Fushata ka filuiur me ata 3 që bashkohen për të ruajtur karriget dhe llogaritë private. Këta të 3 veprojnë sikur Shqipëria është pronë e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ta, kush duhet të punojë dhe jo, sa do marrë dhe sa jo. Ata të 3 do bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Duke thënë gënjeshtra mendojnë se do zhdukin të vërtetën, por jo”.