MENU
klinika

“Shqipëria varet nga kushtet”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë e konfirmon: Konferenca Ndërqeveritare me RMV brenda vitit!

28.10.2020 - 19:44

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të kenë të njëjtën rrugë sa i përket procesit të Integrimit. Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se si kryesues të Presidencës së Bashkimit Evropian kanë planifikuar mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti si për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë, ai ka thënë se do të varet nga kushtet.

Këto deklarata, Maas i bëri gjatë fjalës së mbajtur në Berlin në konferencën me temë “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Sa për fenomenin e migracionit, Maas u shpreh “nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor”.
Ai iu referua të dhënave të revistës “The Economist”, ku parashikohet se deri në vitin 2050 popullsia e Bosnjës, Shqipërisë dhe Serbisë do të tkurret me 1/3 e saj ndërsa një studim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregon se, 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendit.

“Është në interesin tonë të përbashkët strategjik, që vendet tuaja të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Aty është vendi i tyre. Aty shumica e të rinjve tuaj duhet të shohin të ardhmen e tyre. Dhe nëse BE nuk vjen tek ata, do të jenë ata që do të shkojnë në BE. Numrat flasin vetë. Në vitin 2001, para se të bashkoheshin me BE-në, 75 për qind e të rinjve rumunë donin të largoheshin prej vendit të tyre. Sot, dy të tretat e tyre dëshirojnë të qëndrojnë. Shpresojmë të shohim të njëjtin zhvillim edhe në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës