MENU
klinika

Basha flet për lëvizjen e Jozefina Topallit: S’kam kohë për…

A i trembet përballjes me ish ‘zonjën e hekurt’ të PD?

29.10.2020 - 13:25

Një ditë pasi ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, prezantoi partinë e saj të re “ Lëvizja për Ndryshim” ku do të angazhohet në zgjedhjet e ardhshme, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se nuk i trembet përballjes me partinë më të re në garën e 25 prillit.

I pyetur nga mediat në konferencën për shtyp, Basha u shpreh shkurt dhe i qartë me “jo”, për përballjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Bashës, prioriteti i tij është i përcaktuar nga interesi publik dhe “nuk kam kohë për të humbur me asnjë person”.

Pyetje: Ish nënkryetarja e PD ka zyrtarizuar lëvizjen më të re duke u bërë pjesë aktive e politikës. A i trembeni ju një përballje me atë që deri dje cilësohej si “zonja e hekurt” në selinë blu në garën e 25 prillit, pasi në fjalën e saj mbrëmë ju shpalli luftë të hapur edhe ju si lideri i opozitës?

Basha: Jo, pyetja e dytë?

Pyetje: A besoni ju vërtet si gazeta e partisë suaj RD se lëvizja e Topallit apo partia e Patozi janë vërtet parti kukulla të Ramës?

Basha: S’kam kohë për të humbur as me këtë çështje as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, nuk i përcakton askush tjetër.