MENU
klinika

Arsyet

Superliga evropiane do “shkatërronte” Premier League

29.10.2020 - 13:33

Trajneri francez Arséne Wenger lëshoi ​​një paralajmërim për Premier League në lidhje me krijimin e mundshëm të të ashtuquajturës Super League Evropiane. Një kampionat që nëse do të vazhdonte, do të “shkatërronte” kampionatin anglez dhe dominimin e tij mbi pjesën tjetër të ligave.

Sipas Wenger, Premier League ka një epërsi ndaj pjesës tjetër të ligave dhe prandaj kampionatet e tjera përpiqen të shkatërrojnë avantazhin që ka Premier League. Për ligat e tjera evropiane, gjëja më e mirë për të ulur dominimin e Premier League është krijimi i një Ligë Evropiane, e cila në thelb do të shkatërronte kampionatin anglez.

Megjithatë, pronarët e skuadrave kryesore në Angli u intereson vetëm përfitimi dhe nëse të ardhurat do të jenë dyfish nga ato që marrin nga Champions League, atëherë nuk u intereson aspak prishet apo jo Premier League.

Nga Anglia pritet të marrin pjesë 4 skuadra, të paktën kështu është rënë dakord në parim, që Premier League, La Liga dhe Serie A të kenë nga 4 ekipe në Superligën Europiane, ndërsa Bundesliga dhe Ligue 1 e Francës me nga 3 skuadra, që në total kompletojnë 18 skuadra dhe do të zhvillojnë një kampionat me dy faza dhe në fund play-off.

Projekti mendohet të marr jetë në shtator të vitit 2022. Po nga Anglia, kush do të hyjë? Manchester United dhe Liverpool duken të sigurta, ndërsa për të dy skuadrat e tjera do të vendoset në bazë të koeficientit në renditjen e UEFA-s për klubet. Manchester City dhe Chelsea për momentin janë më mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN