Spektakli në Europa League ka vijuar edhe ndeshjet e orës 21:00. Arsenal nuk e ka dikustuar fitoren, teksa mposht në shtëpi 3-0 modestët irlandezë të Dundalk. Fiton Napoli, por ndalet Roma.
Arsenali e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0. Djemtë e Artetas u zgjuan shumë vonë, pasi Nketiah dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42′. Një gabim i portierit kundërshtar bëri që sulmuesi i ri të dërgonte topin në rrjetë. Dy minuta më vonë ishte Willock që dyfishoi rezultatin.
Sa nisi pjesa e dytë, Arsenal trefishoi rezultatin me Pepe. Dorëzohen miqtë. Në këtë grup, Molde fitoi 1-0 ndaj Rapid Wiena dhe së bashkua me Arsenal kryesojnë me nga 6 pikë, në ndeshjen e tretë që do të ndeshen mes tyre.
Napoli humbi ndeshjen e parë në shtëpi me holandezët e Alkmar, pork a surprizuar sonte, duke fitouar 0-1 në transfertë ndaj kryesuesve të La Liga-s, Real Sociedad. Hysaj titullar dhe 90 minuta në fushë. Në minutën e 56-të ishte një gol i mrekullueshëm i Politano-s. Alkmar mban kreun pasi fitoi 4-1 ndaj Rijeka.
Titullar dhe 90 minuta edhe Marash Kumbullën te Roma, por verdhekuqtë nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj CSKA Sofia.