MENU
klinika

"Do të strehojë 11 mijë banorë"

Hapet kantieri i parë i rindërtimit në Tiranë, Rama: Askush s’do i rezistonte tërmetit dhe Covid-it

30.10.2020 - 11:57

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në hapje të kantierit të parë të rindërtimit të një lagjeje të re në Tiranë, ku pritet të strehohen 11 mijë banorë që kanë humbur banesat nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit të kaluar, deklaroi se sfidë e kësaj qeverie mbetet vijimi i rindërtimit me hapa edhe më të shpejtë.

“Krahu tjetër politik na thoshte si ka mundësi që jepni shtëpi falas kur dhe Italia jep mbështetje me kredi të buta? Ka disa arsye kjo qeveri s’mund t’i linte qytetarët e vetë në dyert e bankave, por vendosi të ndërtonte shtëpi për secilin prej tyre që e humbën. Dikush tjetër po nga minoranca pyeti, si ka mundësi që ato shtëpi i jepni të jenë të tyret se mund t’i shesin? Përgjigjja ishte e menjëhershme: Po shtëpitë do jenë të tyret!

599 banesa janë në proces ndërtimi në të gjithë vendin, do ketë edhe fjalë, edhe ngacmime sepse shumëkush helmin e brendshëm mund ta lidhë vetëm me 25 prillin, po kjo për ne s’ka lidhje me një proces politik por me një proces përgjegjësie, emocioni njerëzor për të mos lënë askënd vetëm.

38 shkolla do rilindin në përfundim të procesit vetëm në Tiranë. “Sami Frashëri” do jetë strukturë shembull për të gjithë vendin. Janë mbi 160 shkolla që do ndërtohen në total në 11 bashki. Janë mbi 34 miliardë lekë për procesin e rindërtimit. Sot sfida është të përshpejtojmë procesin e rindërtimit dhe financimit të gjithë programeve. Janë 7.5 mld lekë që shkojnë për shkollat, 10 mld për banesat dhe mbi 9 mld nga donancinet. 27 mijë familje marrin grantet e donacimence”,- tha ai.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në hapjen e kantierit të parë të rindërtimit të një lagjeje të re në Tiranë, që do të strehojë 11 mijë banorë, që humbën shtëpinë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se këto familje do të jetojnë në kushte shumë më të mira seç ishin para se shtëpitë e tyre të rrënoheshin nga tërmeti. Mes të tjerash, Rama theksoi se vendi ynë mori dy goditje të rënda njëra pas tjetrës, tërmetin dhe pandeminë, por sipas tij, qeveria po ja del me sukses.

“Sot procesi i rindërtimit hyn në një fazë të re, me çeljen e kantierit të parë të madh të kryeqytetit, i pari ndër disa kantiere të mëdha, që nuk janë thjesht një përgjigje për nevojën e familjeve, që humbën strehën e tyre në natën tragjike të 26 nëntorit të shkuar, por janë një reagim ndaj një krize të shkaktuar nga natyra në funksion të të ardhmes. Ka dy mënyra për ta përballuar një krizë, njëra për ta përballur si një shfaqje të momentit dhe për të kuruar plagën momentalisht, dhe mënyra tjetër është për ta përballur si një mundësi të re për t’u ngritur më lart se sa përpara se kriza të shfaqej. Unë gjithmonë kam besuar dhe besoj se çdo krizë është një mundësi e madhe. Nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, atëherë kjo ishte një e keqe shumë e madhe, së pari për familjet që humbën tragjikisht familjarët e tyre, pastaj për mijëra familje të tjera që humbën strehën. E mira në këtë të keqe është se së bashku ne po ngrihemi më lart seç ishim përpara se të ndodhte tragjedia.

Tirana, Durrësi e të gjithë zonat e tjera me radhë, që u goditën, pas rindërtimit do të jenë vende më të mira seç ishin për njerëzit, para se të ndodhte tragjedia. Kjo zonë këtu mbase do të ishte prekur për t’u ngritur më lart pas 10-20-30 vitesh, kur të krijoheshin mundësitë. Ndërkohë që ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike të shumë dekadave të mbledhura së bashku të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës, një adresë të re për Tiranën që duam, për gjeneratat e tjera, dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë të vjetër e të rinj, që do të jetojnë në këtë zonë si në ndonjë periferi të largët e me shumë mungesa të një kryeqyteti që zhvillohet, por që do kohën e vetë të zhvillohet njësoj në gjithë territorin, por do të jetojnë si një zonë ku do të jetë kënaqësi të jetosh.

Vlera e pasurisë së patundshme do të jetë shumëfish më e lartë nga sa është sot këtu. Nëse dikush ka humbur një shtëpi në Tiranë me një vlerë X dhe do të hyjë së shpejti në apartamentet e lagjeve të reja do të disponojë një shtëpi më të fortë, por edhe një vlerë më të madhe pasurore. Më 26 nëntorin e shkuar ne u gjendëm përballë një sfide të jashtëzakonshme, me 15 mijë familje që brenda pak sekondash u gjendën pa shtëpi. Në pak muaj na ndodhi që të vendoseshim mbi një sprovë mbi sprovën, që ishte shfaqja e armikut të padukshëm, që edhe sot mbanë botën në ankth e sprovon të gjitha qeveritë. Janë dy goditje njëra pas tjetrës, që askush tjetër nuk do të kishte mundur dot t’i rezistonte, sikundër ne jo vetëm po i rezistojmë, por po i rezistojmë me forcë, durim dhe me sukses.

Covid mund ta kishte përmbys krejtësisht gjithçka. Mund të kishte detyruar Shqipërinë, duke na detyruar ne të futeshim në një gjendje thjesht mbijetese të përditshme, duke i lënë mënjan të gjitha planet e të nesërmes dhe duke harruar madje që ka të nesërme. Në fakt, njerëzit dëgjojnë përditë, me gjithë brutalitetin e atyre që janë në anën e stolave rezervë dhe që duan të rikthehen në krye të punëve të vendit, të cilët insistojnë me këmbënguljen e atij që nuk sheh dot përtej hundës së vet, përtej të sotmes, nuk ka asnjë vizion për të nesërmen, se ne duhet të shpenzojmë gjithçka kemi për të përditshmen”, tha Rama.

Pritet që kjo lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

 

 

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës