MENU
klinika

“Kemi nevojë për mbështetje”

Lleshaj: Vendi sfidohet ende nga krimi! Ja për çfarë do të përdoren të ardhurat nga gjobat

30.10.2020 - 11:58

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ministria ka nevojë për mbështetje buxhetore. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, ministri tha se vendi sfidohet ende nga krimi dhe për këtë arsye duhet të shtohen kapacitet.

“Ministira e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Kemi nevojë për drone jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendra trajnimi për strukturë të brendshme.

Vendi ynë është një vend që ende që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdhaja sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike”, tha ministri Lleshaj.

Sa i përket të ardhurave nga gjobat, ministri tha se ato do të përdoren për sigurinë rrugore.

“Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës. Sot  ne nga të ardhurat nuk kemi tagër të përdorimit të tyre”, tha Lleshaj.

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!

“Këta s’kanë popull që t’i ndjekë dhe përdorin trupin“

Tensionet në Kuvend, Artan Fuga: Nëse përdor trupin, nuk je më deputet!

Përplasjet në Kuvend/ “Ku janë ambasadorët?”

Gjekmarkaj: FNSH u fut si në shtetet që sundohen nga juntat!