MENU
klinika

“O tani, o kurrë”

Meta: Tranzicioni në Shqipëri nuk merr fund pa ligjin për referendumet

30.10.2020 - 12:08

Presidenti Ilir Meta thotë se do të mbështesë, deri sa të bëhet realitet, vendosjen e ligjit për referendumet.

I ftuar në tryezën e organizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik INFOÇIP, Meta tha ndër të tjera se tranziconi në Shqipëri nuk ka për të përfunduar asnjëherë pa këtë ligj.

“O tani, o kurrë”, e kemi për detyrë që brenda vitit që vjen ta instalojmë përfundimisht ligjin për referendumet. Unë nuk mendoj që pas gati 30 vitesh eksperiencë, mund të mbyllet ndonjëherë tranzicioni në këtë vend, dhe të kemi atë që kemi, jo një Kolumbi në Ballkan, pa referendumet. Pse të mos vendosim një detyrim kushtetues. Të gjithë flasin në emër të popullit, por populli flet vetë. E mbështes fuqimisht këtë nisëm dhe do të jem me këtë nisëm deri në momentin që do të konkretizohet”, u shpreh Meta.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës