MENU
klinika

Nga Marwan Bishara

Zgjedhjet në SHBA: Urrejtje dhe shpresë përtej votës

30.10.2020 - 17:46

Urrejtja ndaj Donald Trump mund të jetë provë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të këtyre zgjedhjeve, siç edhe ndikoi urrejtja ndaj Hillary Clinton në 2016.

Në atë kohë, shumë amerikanë i urrenin Klintonët dhe shpresonin që dikush përveç Hillary-t të merrte presidencën. Sot, shumë shpresojnë për këdo përveç presidentit në detyrë, edhe nëse do të ishte i moshuar dhe i lodhur si Joe Biden.

Urrejtja, sigurisht, nuk është diçka e re në politikën amerikane. Është mëse e pranishme në shoqërinë amerikane, dhe në çdo shoqëri kur bëhet fjalë për këtë çështje.

Urrejtja është e rrënjosur në paralizë dhe drejtohet nga dëshpërimi, por është motiv pikërisht për të kapërcyer dëshpërimin. Urrejtja është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, na mbron dhe na siguron në kohë të pasigurta.

Por urrejtja është gjithashtu mjerim dhe shkatërruese.

Shpresa mund të kundërpeshojë urrejtjen, edhe nëse rezulton të jetë një shpresë e rreme. Në të vërtetë, shumë presidentë të SH.B.A.-së në fushatat zgjedhore kanë hedhur mesazhe, optimizmi dhe dhembshurie, përfshirë Ronald Reagan, Barack Obaman dhe Bill Clinton.

Por një plagë e re e urrejtjes racore dhe politike infektoi Amerikën pasi ekonomia e saj u shemb në shkrirjen e vitit 2008 dhe Obama u bë presidenti i parë me ngjyrë, duke u kthyer në një infeksion kombëtar me Trump si një nacionalist populist i bardhë.

U shfaq veçanërisht shkatërrues për sistemin e qeverisjes së vendit, demokracinë liberale.

Është e rëndësishme të dallojmë dy lloje të urrejtjes: të urresh tjetrin për atë që bën dhe t’i urresh për atë që janë, kjo e fundit është një lloj urrejtjeje më djallëzore, haptazi raciste.

Ankuesit kanë vërejtur se nuk janë vetëm republikanët dhe demokratët që tani po mendojnë me terma urrejtës, madje apokaliptik, por edhe të pavarurit.

Në fakt, Trump është sa ‘bartës’ aq edhe një përhapës i këtij virusi të urrejtjes që ka dobësuar imunitetin e kombit dhe ka rritur ‘temperaturën’ e tij në nivele të etheve, të rrezikshme për jetën.

Por, nuk është vetëm urrejtje. Nuk është vetëm zemërim. Është gjithashtu frikë, frikë nga Trump nëse fiton një mandat të dytë.

Një fitore e Trump

Nëse Trump sfidon parashikimet e anketuesve, siç bëri në 2016, dhe mund Biden më 3 nëntor, shumë nga ndjekësit e tij do ta shihnin fitoren e tij si një mrekulli dhe si një ndërhyrje hyjnore.

Së bashku me një Senat të udhëhequr nga Republikanët dhe një shumicë konservatore në Gjykatën e Lartë, Trump do të sundonte si një autokrat, duke shtypur shtyllat liberale të vendit, duke përmbysur ligjet liberale dhe duke kufizuar lirinë e shtypit.

Mund të jetë një ekzagjerim, por liberalët besojnë më shumë se kurrë më parë se një fitore e Trump do të tregonte fillimin e fundit të demokracisë amerikane.

Çfarë do e pengonte Trump që të nominonte vajzën e tij Ivankën, si sekretare të tregëtisë, apo burrin e saj, Jared Kushner, sekretar shteti etj.

Ndërkohë, ndarja racore dhe ideologjike do të thellohej më tej, pasi nacionalistët e bardhë do kishin fuqinë të rimarrin hapësirën publike, duke çuar në konflikte të mundshme civile.

Me shumë mundësi një triumf i Trump do të rezultonte shkatërrues për Partinë Republikane dhe veçanërisht për krahët e saj liberalë dhe centristë që kanë treguar një mungesë entuziazmi ose më saktë kundërshtim të plotë, për një tjetër fitore të Trump.

Presidenti tashmë ka monopolizuar udhëheqjen e partisë, duke e bërë platformën e saj të vitit 2020 të tijin, dhe është e sigurt që nëse rizgjidhet do të vazhdojë ta radikalizojë më tej atë sipas tekave dhe impulseve të tij.

Një triumf i tillë do të ishte shkatërrues për unitetin e Partisë Demokratike, duke vendosur progresistët kundër centristëve, pasi partia goditet nga e djathta radikale.

Trump tashmë ka emëruar më shumë se 200 gjyqtarë konservatorë federalë dhe tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë; nëse rizgjidhet, ai do të transformonte gjyqësorin amerikan dhe do ta politizonte atë për dekadat e ardhshme.

Trump do të bëhej një frymëzim, për nacionalistët populistë në Amerikë dhe në të gjithë botën, duke shkaktuar një efekt domino me pasoja të larta për aleancën perëndimore, për të mos thënë, civilizimin.

Është frika nga një ngjarje e tillë që ka shtyrë një rekord  prej 74 milion votuesish të votojnë herët, numër që do të rritet edhe më deri në ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor. Kjo mund të jetë një shenjë që Amerikanët janë të etur për të për të vulosur humbjen e Trump në 2020.

Një disfatë e Trump

Nëse sondazhet janë të sakta, presidenti do të korrë atë që ka mbjellë. Ashtu si presidenca e Trump jetoi nga urrejtja, kështu edhe mund të zhduket, nga urrejtja.

Por një humbje e Trump do të kishte pasoja jo më pak dramatike për politikën amerikane, duke filluar me refuzimin e tij të mundshëm të një rezultati jo të favorshëm.

Ai ka paralajmëruar vazhdimisht qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve të manipuluara që mund të rezultojnë pjesërisht nga votimi postar. Trump shpreson se shumica e “tij” në Gjykatën e Lartë do ta përkrahë në çdo drejtim. Por nëse ai humbet zgjedhjet. pasojat për Partinë Republikane dhe lëvizjen konservatore në përgjithësi do të ishin jo më pak dramatike.

Nëse kjo ndodh mes krahëve radikalë dhe liberalë të partisë, grindjet dhe ndarjet do të fillojnë menjëherë. Radikalët me siguri do të akuzojnë centristët për dobësimin e partisë dhe tradhtinë e “udhëheqësit”.

Këto sulme mund të marrin një ton kërcënues dhe madje shkatërrues nëse ndonjë numër i Republikanëve centristë / liberalë bashkohen me administratën Demokratike, siç shpreson Biden. Kjo mund të minojë më tej unitetin dhe efektivitetin e partisë.

Me fjalë të tjera, largimi i Trump nga presidenca prishja mund ta dërgojë Partinë Republikane në konflikt. Kjo mund të jetë e dobishme për Partinë Demokratike, por rënia e secilës parti në një sistem me dy parti nuk mund t’i shërbejë domosdoshmërisht interesit afatgjatë të demokracisë amerikane.

Këto zgjedhje në SHBA duket sikur kanë zgjatur aq shumë kohë saqë përfundimi i tyre do të jetë një lehtësim i mirëpritur.

Siç vërejti një vëzhgues, ne e kemi mbajtur frymën për një kohë të gjatë, është koha që kjo të përfundojë, kështu që të gjithë mund të marrim frymë normalisht edhe një herë.

Por tensionet janë aq të larta dhe plagët aq të thella sa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, vendi, për të ardhmen e parashikueshme, do të vazhdojë të paguajë çmimin për vendimet e Trump.

Thuhet se ilaçi më i mirë për urrejtjen është dashuria. Por le të jemi të sinqertë, dashuria është e pakët dhe vështirë se ofrohet në Amerikën e sotme. As falja, as harresa nuk është, siç duket.

Pra, duke qenë se është e vështirë të gjesh një vaksinë për Trumpizmin, e vetmja shpresë për vendin është të luftojë virusin e urrejtjes në çdo mënyrë dhe të rregullojë gjendjen para se të dëmtojë më shumë njerëz.

Kjo fillon duke distancuar qeverinë nga agjenda populiste-nacionaliste dhe duke shmangur katër vjet të tjera të si të drejtimit të Trump në mënyrë që më në fund të ketë një ndryshim.

Do të thotë gjithashtu të kuptosh shkaqet kryesore pse kaq shumë njerëz nga të gjitha shtresat sociale janë kaq të hidhëruar dhe të zemëruar.

Fituesi i zgjedhjeve gjithashtu duhet të heqë dorë nga hakmarrja ose poshtërimi i partisë humbëse.

Fitimi i karriges mund të provojë se është pjesa e lehtë. Reduktimi i urrejtjes dhe rivendosja e shpresës tek njerëzit do të jetë sfida e vërtetë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN