MENU
klinika

Krerët e shteteve të Ballkanit do takohen fizikisht në Sofje

Shengeni Ballkanik, Kryeministria zbardh konferencën online Rama-Vuçiç-Zaev

30.10.2020 - 19:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të premte ishin pjesë e konferencës së Mini-Shengenit Ballkanik.

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës për bashkëpunim të avancuar rajonal por nuk do të jetë e aksesueshme për mediat.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar online, është vendosur që krerët e shteteve të Ballkanit të takohen fizikisht në Sofje, në muajin nëntor.

Kryeministria zbardh videotakimin Rama-Vuçiç-Zaev.

“Deklaratë e përbashkët për shtyp në vijim të videotakimit midis udhëheqësve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma për thellimine bashkëpunimit rajonal është plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit dhe një bazë e mirë për Samitin e Sofjes.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Presidenti Aleksendar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një takim përmes Zoom-it përrifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar.

Veprimtaritë e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Tre udhëheqësit ranë dakord se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal.

Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje. Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal.

Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dheKryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve tëpërbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, tre Liderat u dakortësuan të thellonin bashkëpunimin dhe të linjëzojmë politikat në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19.

Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhepërgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN