MENU
klinika

Për të paktën një muaj e gjysmë

Rritje e frikshme e infektimeve, Belgjika në karantinë

30.10.2020 - 20:36

Belgjika është bërë vendi i fundit evropian që njofton një kthim të masave të rrepta anti-Covid dhe izolim  ndërsa rastet e COVID-19 rriten ndjeshëm.

Kështu, bizneset që nuk janë jetike do të mbyllen dhe punonjësit duhet të vijojnë punën nga shtëpia kur është e mundur. Pushimet shkollore në vend do të zgjaten.

Masat e reja i njoftoi kryeministri Alexander De Croo në një konferencë shtypi, ndërsa shtoi se do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të vijojnë për “të paktën një muaj e gjysmë”.

De Croo i cilësoi masat si shansi i fundit në përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen e virusit në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN