Ministria e Arsimit ka kërkuar që studentët e viteve të para në universitete të shkojnë në auditore në javën e parë të fillimit të virit akademik.
Mes të tjerash ministria bën të ditur se studentët e viteve të para në të gjitha universitet publike dhe private të vendit të lejohen të shkojnë në auditore, ndërsa duhet të ndahen në grupe të vogla, duke respektuar kështu protokollet e shëndetit.
Ministria e Arsimit vlerëson se në këtë mënyrë studentët do të njihen me mënyrën e mësimdhënies në auditore dhe më pas të vijojnë online.
“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-te në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjienosanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-I9. Por ju bëjmë me dije se, në vijim te propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Eksperteve, për zhvillimin e procesit mësimor vetën në distance dhe pa prezence fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të larte, MASR me shkrese ill. 5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale që për studentet që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre ne IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qellim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënes pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë”, thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë në përgjigjen e saj, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një kërkesë e tillë është e pamundur të pranohet, duke e vlerësuar si alternativë të rrezikshme.
“Komiteti Teknik i Eksperteve gjykon qe lejimi i prezencës së studenteve që fillojnë për herë të parë një program studimi sipas një grafiku të përcaktuar vetëm për javën e parë të vitit akademik është i pamundur”, shkruhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, firmosur nga zv.ministrja Mira Rakacolli.
MSH rrëzon kërkesën e Ministrisë së Arsimit
“Studentët e viteve të para të lejohen në auditore”
31.10.2020 - 10:06
"Testimi masiv pa vlerë, mund të…"