Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një status, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka ngritur një shqetësim, ndoshta jo shumë të diskutuar.
Ajo çfarë Brataj sjell në vëmendje është një pagesë të cilën duhet të bënte për parkimin e QSUT-së, që ai vetë e konsideron thjesht një “vjedhje” që bëhet vetëm në një nga hyrjet që ka spitali.
Hipokrizi, e ka konsideruar Brataj, për faktin se në këtë kohë pandemie, këtë pagesë e konsideron të pandenjë, të paskrupullt, ndërsa shton se ndjehet i vjedhur me këtë veprim, pasi çdo detyrim të vendosur me ligj ka vite që i paguan.
“Kjo pagesë është e pa denjë,e pa skrupull, për këdo biznes qoftë. Shkova me urgjencë për një takim te Covid 3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së. Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri.
Bëra vetëm rreth-rrotullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rreth-rrotullimin pse duhet të paguajë. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua: Zoti Brataj, unë ju falënderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”, shkruan Brataj.
Statusi i plotë:
Kur hipokrizia e shoqërisë të qesh në fytyrë!!
Të jesh drejtor në kohë Covidi, të jesh mjek në kohë Covidi, të punosh me orar dhe pa orar në kohë Covidi!
E kam fjalën për parkimin e QSUT, nuk po diskutoj pagesën me 100 lekë të reja! Nuk e di dhe nuk hyj në meritën nëse duhet të paguajnë drejtuesit e shëndetësisë dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë kur hyjnë në QSUT për punë shteti, për takime pune ose kontrolle të gjendjes së spitaleve, detyra të përcaktuara nga ligji! Di që kam disa vite me radhë që i paguaj, por pagesa e këtij 100 lekshi të sotëm më bëri të ndjehem i vjedhur, i poshtëruar.
Kjo pagesë është e pa denjë,e pa skrupull, për këdo biznes qoftë. Shkova me urgjenc për një takim te Covid 3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarëve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së. Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri.
Bëra vetëm rrethrrutullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rrethrrutullimin pse duhet të paguajë. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua:
“ Zoti Brataj, unë ju falnderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”.
Kur ne mjekëve na ndodh diçka me pacientin, ose ndonjherë fusin nga një 500-1000 lek në xhep, ose duke na provokuar, na fusin në burg, na diskretitoni nëpër media dhe portale në të gjithë vendin! Nuk justifikoj askënd nëse mer bakshish me dëshirën e qytetarit, apo detyron qytetarët të paguajnë, nuk duhet të ndodhë, nuk po gjykoj! Fenomeni është i dënueshëm vetëm për mjekët?
Po këta nuk janë hajdutë, nuk duhet të diskretitohen?
Kjo është fatura dhe NIPT i biznesit të famshëm të parkimit! Kuponi nr.70, vetëm nga një hyrje në QSUT, po në tre –katër hyrjet e tjera sa 100 lekshe janë vjedhur!!
Prof Kalo gjithmonë shkruan: “Quo vadis Shqipqëria ime, e jona e juaja”!!!/abcnews.al/