MENU
klinika

Prej disa ditësh trajtohej në spital

52-vjeçari me koronavirus hidhet nga dritarja e spitalit, ndërron jetë

01.11.2020 - 08:08

Një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e spitalit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se pacienti që i ka dhënë fund jetën është një 52-vjeçar, me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, ndërsa prej ditësh po trajtohej në spital pasi ishte i prekur nga Covid-19.

Ky është rasti i tretë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali.

Në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.