MENU
klinika

“Do të zhduket ndonjëherë kjo dhimbje?”

Dikur edhe Justin Bieber mendonte vetëvrasjen…

01.11.2020 - 10:22

Mediat e huaja dhe fansat janë habitur nga dimensioni tjetër, në të cilin Justin Bieber u shfaq në dokumentarin e tij të fundit me emrin, “Justin Bieber: Next Chapter” (Kapitulli i ri), kjo falë rrëfimeve të tij të sinqerta të zhveshura nga çdo kompleks.

Në një rrëfim të sinqertë për jetën e tij,  26-vjeçari ka folur edhe për problemet e shëndetit mendor gjë kjo e cila e ka çuar këngëtarin drejt mendimeve për vetëvrasje, duke treguar se kishte frikë se mendimet kurrë nuk do të zhdukeshin nëse ai vet nuk do të bënte diçka për këtë.

“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime për vetëvrasje. Mendoja nëse do të zhdukej ndonjëherë kjo dhimbje? Dhimbja ishte e qëndrueshme, thjesht po vuaja. Kështu që preferoja të mos e ndieja dhe mendoja se si mos ta ndiej më.”

Fill pasi kjo deklaratë mori dhenë, autori i hitit “Baby” me anë të një statusi në Twitter shkroi se tashmë ndihet mirë dhe këto muajt e fundit e kanë ndihmuar që të rritet, të ndihet më i lumtur dhe më i shëndetshëm.

“Dua t’i inkurarjoj njerëzit: Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni. Thuajeni me zë të lartë. Do të liroheni. Unë duhet ta kisha shmangur këtë dhimbje.”

Kujtojmë se në fillim të vitit, JB foli për luftën e tij të trefishtë me sëmundjen Lyme, abuzimin me drogën dhe problemet e shëndetit mendor.

Pak javë më parë, ai publikoi “Lonely” dhe siç mund ta kuptoni nga titulli, 26-vjeçari thotë se ka patur një fëmijëri të vështirë dhe ka qenë ‘vetëm’. Një 14-vjeçar i quajtur Jacob Tremblay, paraqitet në rolin e këngëtarit, me stilin tipik të flokëve të tij si edhe veshjen me ngjyrë lejla.

Jacob Tremblay plays Justin Bieber in the video for the single "Lonely."

Në video, Tremblay shihet nga Justin në një dhomë zhveshje para se producenti Benny Blanco ta bëjë të famshëm. Tremblay i këndon tekstet melankolike në një skenë boshe, në të cilën ndodhet vetëm Justin.

Të gjithë e dinë emrin tim tani
Por ndonjëherë, kjo periudhë ende ndihet e çuditshme
Ashtu si të dukesh në një pasqyrë, provo të qëndrueshme vetveten

BTS: Justin Bieber dropped a behind the scenes look at his Lonely music video shoot, showing some fun antics, in a video posted on Tuesday

Më pas, ndër rreshta thuhet:

Të gjithë e dinë të kaluarën time tani
Ashtu si shtëpia ime ishte gjithmonë prej qelqi
Dhe mbase ky është çmimi që ju paguani
Për paratë dhe famën në moshë të hershme
Dhe të gjithë më panë të sëmurë
Dhe u duk sikur askush nuk u interesua
Ata kritikuan gjërat që bëra unë
Si një fëmijë idiot!

Tekstet dhe videot kanë një ton shumë më të zymtë sesa videoja muzikore me DJ Khaled dhe Drake, “Popstar”,e publikuar muajin e kaluar, ku Justin ishte protagonist në klip.

Në atë video, Bieber shihet në një feste shtëpie në një rezidencë, dhe sinkronizon buzët me fjalët e Drake për përdorimin e alkoolit dhe dekadencën e famës.

Por në “Lonely”, Bieber nuk feston për famën – përkundrazi, kënga krijon një imazh shumë më realist të asaj që do të thotë të jesh i famshëm si adoleshent.

Në shtator të vitit që lamë pas, Bieber postoi në mediat sociale një status rreth shëndetit mendor, duke reflektuar mbi gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën e tij.

“Unë isha 18 vjeç, pa njohur botën reale, me miliona dollarë dhe mundësi për gjithçka që dëshiroja. Kjo është shumë e frikshme për këdo.”

Menjëherë pasi u publikua “Lonely”, Bieber shkroi në Twitter :

Të them të drejtën kënga është e vështirë për mua ta dëgjoj duke marrë parasysh se sa e vështirë ishte të kaloja nëpër disa nga këto kapituj. Unë besoj se është e rëndësishme të shprehësh dobësitë dhe kjo është arsyeja pse unë besoj se kjo këngë është kaq e fuqishme.

“Lonely” është kënga e dytë e albumit të botuar së fundmi nga Bieber “Changes”.