Kryeministri Rama e ka nisur këtë të dielë me një video nga rindërtimi i Thumanës, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Ai shprehet se puna vazhdon intensivish në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale.
“Vazhdon intensivisht puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale në bashkëpunim me Fondacionin “Firdeus”, e së shpejti nisin të hidhen me fondet e qeverisë edhe themelet e pallateve (ku do të përfshihet edhe kontributi i Behgjet Pacollit), shkollës, kopshtit, ambulancës, njësisë shërbimeve publike si edhe qendrës së re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet” – shkruan Rama.