MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohet herpesi në buzë?

01.11.2020 - 10:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si trajtohet herpesi në buzë?

Mjeku:Për herpesin e buzëve ka dy lloj trajtimesh. Trajtimi topik që ka të bëjë me aplikimin e kremit antiviral në zonën e prekur. Madje është më efikas nëse aplikohet që në shfaqjen e simptomave të para.

Kur është i nevojshëm jnë trajtim në nivelin sistemik, mund të përdoren të njëjtët antiviralë, por në formën e kokrrave.

Ilaçet më të përdorura janë:
Aciclovir.
Famciclovir.
Valaciclovir.

Analgjezikët në fakt, ndihmojnë për qetësimin e bezdisjes që sjellin simptomat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.