MENU
klinika

“Merreni seriozisht këtë sëmundje”

Një tjetër deputete infektohet me koronavirus. Çfarë shkruan në rrjetet sociale?

01.11.2020 - 15:30

Deputetja Rudina Hajdari rezulton e infektuar me koronavirus. Nëpërmjet një shënimi në Facebook, zonja Hajdari thotë se është izoluar, ndërsa shton se ka simptoma të lehta dhe të përballueshme.

Ajo thotë se do të mundohet të përdorë sa shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online.

Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj.

Ruajuni për veten dhe familjet tuaja.

Ju uroj shëndet të gjithëve ?