Si çdo të hënë, Partia Socialiste mbledh shtabet elektorale për të diskutuar për ecurinë e punës për zgjedhjet e 25 prillit. Në përfundim të takimit, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla tha se ndryshe nga herët e tjera, sot të pranishëm ishin edhe ministrat.
“Edhe sot si në çdo mbledhje ka pasur raportim të ecurisë së punës tonë. Po në vëmendjen tonë janë problematikat që ngrenë qytetarët. Mbahet një evidencë dhe mbi këtë evidencë merren masat për të adresuar çdo problem.
Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur një raportim të këtyre çështjeve. Në mbledhjen e sotme kanë qenë edhe ministrat, për të ndjekur çdo problematikë, sepse ne qeverisim për njerëzit dhe në këtë këndvështrim qasja jonë për të adresuar këto problematika është çështja kryesore. Në vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit”, u shpreh Balla.