Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin në Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë si eventi përmbyllës i Samitit të tretë Digjital.
Rama në fjalën e tij tha se shoqëria digjitale është një nga sfidat më të mëdha. Ndër të tjera ai tha se në këtë ministerial do të nënshkruhen dy memorandum.
Kreu i Qeverisë u shpreh se tni në epokën e digjitalizimit qytetarët marrin shërbimet duke kursyer para, por edhe kohën e tyre.
“Është një shembull i asaj se sa shumë kemi ecur përpara në fushën e dixhitalizimit që ne e kemi në vendin tonë. Gjatë këtyre kohëve dhe këtyre ditëve është bërë mjaft e qartë se ky samit digjital nuk është një samit si gjithë të tjerët, por është pjesë e një procesi të vazhdueshëm dhe të pandalshëm që pëqëndrohet mes vendeve të rajonit. Sigurisht jemi këtu për aspektin digjiital njëri prej aspekteve kyçe të rrugës tonë. Shoqëria digjitale është sfida më e madhe e këtij shekulli, e po kështu është edhe instrumenti më i jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis, ku njerëzit të mund të jetojnë një hapësirë të ndryshme të lirisë, barazisë, përgjegjësisë.
Më është thënë që ka shumë gjëra që do vijnë si rezultat i angazhimit të ndërmarrë me këtë rast, sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit që do të nënshkruhen, njëri për transmetimin digjital mes rajonit dhe tjetri për ndërlidhjet e rajoni. Jam shumë krenar të them që Shqipëria ka financuar shumë, për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i përket shërbimeve në internet. Çdo qytetar mund ti përfitojë duke kursyer kaq shumë kohë dhe po kështu edhe para.
Edhe një herë dua tju falenderoj për kontributin dhe për përkushtimin e pa asnjë dyshim, ky është një moment shumë i dobishëm ku ne mund të shohim sesa kohë kemi humbur duke ecur të vetëm dhe sasa shumë gjërë mund të bëjmë për të ecur bashkë,” tha Rama.
Rama vuri theksin se Shqipëria është një ndër vendet që ka arritur që pjesën më e madhe të shërbimeve t’i ketë online, duke kursyer kohë dhe para. Si model, Rama vuri theksin te e-albania ku tha se nëpërmjet këtij portali janë mbi 700 shërbime online nga të cilat përfitojnë 1.35 mln qytetarët.
” Jam krenar të them që Shqipëria ka investuar shumë dhe me një intesitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet për qytetarët. 95% e shërbimeve të shtetit do të jenë online dhe pa tarifë, çdo qytetar mund t’i përfitojë këto shërbime pa shumë kohë dhe pa shumë para, e-albania shërbyer sidomos për karantinë për njerëzit që u duheshin leje në kushte e kufizimeve të mëdha, kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 mln veprime brenda programeve tona. të mendosh që ky shërbim mund të mos ekzistonte, që shërbimet në internet për nxënësit, është e frikshme. Ky është vetëm fillimi dhe jo fundi i asaj që ne duam të bëjmë, jemi vlerësuar mjaft në raporte të ndryshme ndërkombëtare në qeverisjen elektronike, e dimë që këto janë bazat, jo gjithçka, por na duhet që me të njëjtin intensitet të shkojmë deri në fund”, tha Rama në fjalën e tij.