MENU
klinika

Publikon listën

Emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit? KQZ ngre grupin e punës

02.11.2020 - 12:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur grupin e punës i cili do të drejtojë punimet për të bërë të mundur votimin e emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Nuk dihet sa efektive do të jenë këto punime, por grupi i punës i përbërë nga 6 anëtarë do të vlerësojë mundësitë për votimin nga jashtë shtetit për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë, në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 prill 2021.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës, i përbërë nga:

1- Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm – Kryetar
2- Nexhmi Mezani, Drejtor, Drejtoria e Teknologjisë së Infromacionit – Anëtar
3- Ana Tenolli, Drejtore, Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore – Anëtar
4- Mirela Gega, Drejtore, Drejtoria e Financës – Anëtar
5- Erion Meta, Shef i dekriminalizimit, Drejtoria Juridike – Anëtar
6- Anduela Ndreu, Shef i edukimit – Anëtar

Dokumenti:
1beee854-5030-46c6-9cd7-27f55acaf42e.jpg
cef3f178-a45d-4f0d-ba85-b9e32e5224b4.jpg