Kryetari i PD ka zhvilluar një takim me një grup studentësh të Mjekësisë në Qytetin Studenti. Ky takim vjen pak orë pas protestës së studentëve, të cilët kërkojnë nisjen e mësimit në auditore.
Ndërsa bashkëbisedonte me studentët, kryedemokrati Lulzim Bahsa e cilësoi proçes fiktiv, zgjedhejt në Universitet, të cilat tha se PD-ja nuk i njh.
“Ai tetë vjet këtë punë ka bërë mendoni që do ndryshojë 8 vitet e ardhshme? Ndaj them duhet larguar e keqa. Me ne do të ketë një ndryshim të thellë dhe të shpejtë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në 2008 ka qënë një nga problematikat kryesore, Ne do të investojmë që studentët shqiptarë të kenë mundësi të bëjnë praktikë. Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës”,- tha Basha.
Më tej kryedemokrati tha se autonimia e Universiteteve do jetë e garantuar me PD-në në pushtet. “Që ditën e parë në pushtet, PD dhe qeveria e re do mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universteteve, do kene autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat”,- vijoi ai.
Kreu i Partisë Demokratike foli edhe për situatën e rëndë të krijuar nga koronavirusi.
Sipas Bashës, qeveria duhet të paguante bonusin e premtuar për mjekët dhe infermierët, duhet rë rimbursonte ilaçet për pacientët që kurohen në shtëpi, por asnjërën nuk e bëri.
Mes të tjerash, kryedemokrati premtoi se me të ardhur në qeveri do të korrigjojë vendimmarrjet e gabuara të qeverisë aktuale.
“Duhet shtuar kujdesi ndaj të sëmurëve. Është premtuar nga kryeministri një bonus 1 euro për mjekë dhe 500 euro për infermierë, ndërkohë që nuk është paguar. Është një shqetësim i jashtëzakonshëm, se shumë spitale po mbyllen në të gjithë vendin. Qeveria duhet t’i vërë të gjithë në betejë kundër Covid-it dhe t’i mbrojë e paguajë. E dyta që duhet të bëjë është të paguajë ilaçet e atyre që trajtohen në shtëpi. S’e kisha menduar ndonjëherë që njeriu të marrë kredi për të paguar ilaçet. Nuk do t’ia dijë njeri. Nuk është momenti sot për të bërë fushatë elektorale me mjerimin, por është momenti për t’iu gjendur pranë njerëzve. Të blihen teste, të rimbursohen ilaçet e atyre që trajtohen në shtëpi.
Jo vetëm spitalet publike janë në kolaps, por edhe klinikat private. Unë do i stimuloj me rritje reale pagash mjekët e infermierët. Do ta bëjmë këtë duke i kthyer taksat e shqiptarëve në shërbim të tyre. Nuk mund të ofroj pagat e Gjermanisë, por duke përmirësuar pagat në vend do ja bëjmë shumë të lehtë brezit aktual dhe mjekëve të mendohen dy herë para se t’ia mbathin. Unë jam optimist, e keqja do të marrë fund. Ne do të shërojmë Shqipërinë së bashku, pas 25 prillit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë e mundur, nëse do të kemi një qeveri që kujdeset për shqiptarët.
Dihej që situata do të përkeqësohej duke filluar nga shtatori, por në vend që të merrte masa, e harxhoi kohën duke bërë propagandë e sulme politike. Të mos mësojmë as nga Kosova e Maqedonia e Veriut, kjo nuk është më injorancë, por pandjeshmëri ndaj qytetarëve. Ju garantoj se nga sot deri në largimin e kësaj të keqeje të gjithë duhet ta ngremë zërin, unë do vazhdoj ta ngre zërin. Ju po kërkoni të drejtën tuaj, atë që meritoni, atë që çdo qeveri në Ballkan e bën për qytetarët e vet. Një nga hapat e parë që do të hedhë qeveria e ardhshme është që me shpejtësi do të korrigjojë këto vendimmarrje të gabuara. Për ne parësore është që kjo periudhë e rëndë të mos lërë gjurmë”, deklaroi Basha.