MENU
klinika

Kishte material për bisedimet me Serbinë!

Delegacionit kosovar i vidhet çanta me dokumente konfidenciale në Bruksel

02.11.2020 - 18:07

Delegacioni kosovar ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Burime brenda Policisë bëjnë të ditur për Indeksonline se javë më parë në Bruksel delegacionit kosovar i është vjedhur çanta.

Madje, Indeksonline mëson se dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale, në të cilat kishte materiale për bisedimet me Serbinë. Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës kosovare. Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, edhe pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!