MENU
klinika

Shtohet numri i agjentëve civilë në ambiente me shumë njerëz

Sulmet e shumta terroriste në botë, Shqipëria rrit nivelin e sigurisë

03.11.2020 - 09:57

Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve terroriste që janë shënuar ditët e fundit në Francë dhe së fundmi në Vjenë.

Bëhet me dije se do të ketë shkëmbime në kohë reale të informacionit me antiterrorin në Europë si dhe Shqipëria do të marrë masa shtesë të sigurisë deri në fund të vitit.

Mësohet se masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare, raporton ‘reporttv’. Masa shtesë të sigurisë do të merren edhe  në selitë diplomatike në vend.

Raportohet se Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli.

Në vendin tonë kanë hyrë mbi  30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!