Një kosovare që jeton në Vjenë të Austrisë ka treguar se si i ka shpëtuar sulmit terrorist, që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.
Pikërisht në lagjen ku ndodhi sulmi, ajo e kishte lënë të takohej me shoqen e saj, por që në momentin e fundit, takimi i tye kishte dështuar.
“.. pastaj veq kur ndegjoi që po në atë lagje ku e kishim lan takimin tonë ishte një ngjarje jasht zakonshme e tmerrshme .. menjëher i afrova Fëmijt e mi i përqafoia shumë dhe thash me vete Oh Allah kujt ja paskna bër një nderë që më mbrojte nga rreziku ????”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Nga sulmi tronditës deri më tani janë konfirmuar katër viktima, bashkë me autorin, ndërsa policia ka blinduar vendin.