MENU
klinika

Për më tepër, publikisht...

U desh vetëm një postim që aktorja t’i kundërvihej ish-burrit!

03.11.2020 - 11:33

Megan Fox iu kundërvu publikisht ish-bashkëshortit Brian Austin Green, për shkak se ky i fundit kishte postuar foto të djalit të tyre në mediat sociale. Aktorja  akuzoi atë se e kishte përdorur foton me qëllim për t’i treguar botës se ajo është një nënë e munguar, ndërsa ai është i pranishëm në jetën e fëmijëve.

Në foton e publikuar në Instagram nga Green, i cili më pas e fshiu, djali 4-vjeçar i tij dhe Fox, Journey shfaqet së bashku me të me kostumet e tyre të Halloween-it.

Fox komentoi në postim, duke shkruar:

“Pse Journey duhet të jetë në këtë fotografi? Nuk është e vështirë ta presësh foton. Ose zgjidh një foto ku ata nuk janë. Kam kaluar një Halloween të mrekullueshëm me ta dje, por besoj e ke vënë re që mungojnë në rrjetet e mia sociale. Unë e di që ti i do fëmijët e tu, por nuk e di pse nuk mund të ndalosh së i ekspozuar në Instagram. Të ka helmuar dëshira për t’i treguar botës se unë mungoj si nënë, ndërsa ti je babai më i përkushtuar i vitit. Ti i mban fëmijët gjysmën e kohës. Urime, me të vërtetë je një njeri i jashtëzakonshëm! Pse ke nevojë për internetin që të tregosh sa të duan fëmijët?”

Green nuk iu përgjigj komentit, megjithatë ai e fshiu foton duke e zëvendësuar me një tjetër ku shfaqet vetëm ai.

Në gusht, Green tha gjatë një Instagram Live se nuk i kishte humbur shpresat për një ribashkim me Fox, pavarësisht se ajo e kishte bërë publike lidhjen e saj me reperin Machine Gun Kelly. Duket se gjërat mes ish-çiftit nuk janë aq të qeta sa menduam se ishin.